Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një përleshje me thika, e cila ka ndodhur të hënën midis dy grupeve të migrantëve në Beograd.
Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, incidenti ka ndodhur në rrugën Kameniçka, njofton REL.
Policia ka arrestuar pesë migrnatë, të dyshuar për pjesëmarrje në përleshje.
Ministria e Brendshme e Serbisë tha se pjesëtarët e saj janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit. /Insajderi.com