Një xhudiste serbe, kundërshtarja e radhës e Distria Krasniqit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Një xhudiste serbe, kundërshtarja e radhës e Distria Krasniqit

    Insajderi
    07 March 2025 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi e ka mësuar kundërshtaren në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

    Kampionia olimpike në çerekfinale do të ketë punë me xhudisten serbe, Nikolina Nisavic.

    Nisavic fitoi dy betejat para kësaj, duke eliminuar austriaken, Franziska Kaiser në raundin e parë dhe spanjollen, Mireia Lapuerta Comas.

    Në anën tjetër, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në të dytin e mposhti me IPPON amerikanen, Jenna Schurr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark