Moderatorja Roza Lati i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Në një bisedë me banorin tjetër Julin, ajo ka përshkruar tiparet që duhet t’i ketë burri ideal për të.
Roza tha se preferon të mos jetë person publik pasi ka mbetur e zhgënjyer nga një romancë e vjetër, por të jetë serioz dhe i përkushtuar.
“Unë mendoj që shtëpia dyhet të ketë një ‘star’ dhe jo dy. Unë nuk kam shije që të lidhem me persona publikë. Jam lidhur një herë e vogël edhe e kam lënë me aq. ‘Star’ person publik në rastin tim le të jem unë, s’ka pse të jetë edhe burri që të bëhemi dy ‘stara’ në shtëpi. Partneri im duhet të jetë seriozi me punën jashtë punës time, kështu me pëlqen mua”, shprehet Roza.