Një zënkë është duke ardhur mes Nënkryetares së PDK-së Vlora Çitakut dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, pas deklaratave të kësaj të fundit për liberalizimin e vizave e cila tha se nuk do t’ia bëj sikur qeveritë e kaluara, duke aluduar në atë se më herët ish-udhëheqës të vendit ia kanë uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.
“Unë nuk do t’ia bëj sikurse qeveritë e kaluara, sepse mbani mend deklaratat e ish- kryeministrave e ish- presidentave. Gjithçka që varet nga ne është bërë, jemi optimist dhe kemi punuar për këtë. Është e drejtë e qytetarëve dhe nuk mund të vazhdohet kështu më tej” – tha Haxhiu.
Derisa kësaj deklarate nuk i ka munguar reagimi i Vlora Çitakut, e cila i ka thënë se kontributi tyre në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës.
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Citaku.
Çitaku ka shtuar se Kosova vite më parë i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Postimi i Plotë i Vlora Çitakut:
Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian.