Njëherë ndarazi, pastaj takimi trepalësh – Zbardhet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëherë ndarazi, pastaj takimi trepalësh – Zbardhet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq

    Insajderi
    22 February 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të fillojë në ora 15:00 të pasdites të së hënës së 27 shurtit.

    Takimet do të fillojnë fillimisht ndarazi mes përfaqësuesve të BE’së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Pas takimeve ndarazi do të pasojë takimi trepalësh BE-Kosovë-Serbi,.

    “Takimi do të fokusohet ne propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtare të Brukselit.

    Pas takimit, është planifikuar edhe një konferencë për media e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell.

    Takimi i fundit trilateral kishte qenë në nëntor të vitit të kaluar në dritën e krizjes së çështjeve të targave serbe “KM, PZ, etj”, takim ky i cili kishte dështuar të prodhojë në ndonjë rezutlat./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark