Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar avazin e partive të kaluara në pushtet sa i përket pjesës së siç e quajnë ata kapjes së shtetit.
Kështu ka thënë për InDoks, drejtori ekzekutiv i “Çohu”, Arton Demhasaj derisa po fliste për punësimet e bëra nga pushteti i Kurtit.
“Po në njëfarë mënyre po vazhdon avazi i vjetër që ka qenë pra, çdo parti politike që ka ardhë në pushtet fillimisht ka fillu me ç ‘kapjen që është quajt ç ‘kapja e shtetit me shkarkimin e largimin e njerëzve nëpër borde të ndërmarrjeve publike dhe agjencioneve tjera të pavarur dhe pastaj ka ndodhë kapja, janë vendosur njerëzit e partisë që është në pushtet”, është shprehur ai.
“Pak a shumë po e njëjta gjë po ndodh tash me ardhjen e LVV në pushtet, kemi shkarkim dhe largim të njerëzve që kanë qenë të LDK,PDK apo AAK dhe në njëfarë mënyre kemi vendosjen e njerëzve që kanë lidhjen apo ndërlidhje me partinë në pushtet me LVV, pra në shumë borde janë emëru njerëz që kanë qenë pjesë e listave zgjedhore të VV-së dhe kjo në njëfarë mënyrë po tregon që po vazhdon avazi i vjetër, që nihere po ç ‘kapet e tani po kapet”, ka deklaruar Demhasaj.
Arton Demhasaj që drejton me organizatën “Çohu” kur InDoks transmetoi dokumentarin “Plaçkitja e shtetit nga armata e militantëve”, i ishte dhënë hapësirë edhe hulumtimeve që kjo organizatë kishte bërë për postet publike që mbushësin në atë kohë me njerëz të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës.
Ai thotë se Çohu! pas një kohe do ta freskojë këtë bazë të të dhënave edhe me zhvillimet e fundit në këtë fenomen, pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.
Sipas Demhasajt mes LVV dhe PDK ka veç një ndryshim në këtë pikë.
“Mendoj që nuk ka dallim hiç për shkak se kështu njëjtë ka vazhdu sa ka qenë PDK ne pushtet kur ka bë koalicion me LDK kanë fillu me nda hisen, pastaj AAK e PDK edhe tash LVV që e ka pushtetin si e vetme pak a shumë është metoda e njëjtë e vendosjes dhe emërimeve që kanë qenë pjesë partisë, ose kanë lidhje direkt nëpër pozicione që nuk duhet të jenë partiake pra nuk ka dallim. Dallimi i vetëm ekziston tek jo që LVV sa ka qenë në opozitë vazhdimisht e ka kundërshtu këtë metodologji të punësimeve të njerëzve duke u bazu tek libreza partiake ose tek lidhja familjare kështu që ky është dallim i vetëm”, theksoi ai.
“Se partitë e tjera në të kalumen nuk është që e kanë kundërshtu shumë këtë punësimin partiak edhe e kanë vazhdu kanë punësu njerëz në anën tjetër LVV e ka kundërshtu shumë sa ka qenë në opozitë dhe me ardhjen në pushtet e harrojë atë tendencën që s’duhet të vendosen njerëz partiak nëpër borde nëpër ndërmarrje të pavarura ose publike dhe fillojë menjëherë me vendos, vetëm ky pra mund të jetë dallimi”, ka thënë Demhasaj për InDoks.
Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit