“Njerëz të këqij”- Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe NYT - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Njerëz të këqij”- Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe NYT

    Insajderi
    26 June 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër ata që ai po i quan “gazetarë të lajmeve të rreme” të CNN dhe New York Times, duke thënë se duhet të pushohen nga puna.

    Përmes një postimi në Truth Social, Trump ka shkruar:

    “GAZETARËT E LAJMEVE TË RREME NGA CNN DHE NEW YORK TIMES DUHET TË PUSHOHEN MENJËHERË!!! NJERËZ TË KËQIJ ME QËLLIME TË LIGA!!!”

    Që nga sulmet amerikane në objektet bërthamore të Iranit, presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht CNN-in dhe New York Times për raportimet e tyre mbi një vlerësim paraprak të inteligjencës, i cili ka rrjedhur në media dhe vinte në pikëpyetje efektivitetin e sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark