Profesori Blake Richard i universitetit të Scarborough, në Ontario ka analizuar rolin që ka harresa në funksionin konjitiv të trurit.
Studimi i tij më i fundit përsa i përket memories, tregon se ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë, në fakt harresa e shpeshtë, është një shenjë e inteligjencës në funksionet e trurit.
“Qëllimi i vërtetë i kujtesës, është të ndihmojë në proçesin e vendim marrjes. Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të cilat nuk i hynë në punë, në mënyrë që të fokusohet më tëpër në kryerjen e vendimeve në botën reale.
Kur ju kujtohet vetëm thelbi i një bisede ose i një takimi shoqëror në krahasim me çdo detaj të ndodhur, kjo do të thotë që truri juaj harron detajet, por krijon kujtime të zhveshura thelbësore të cilat janë më të dobishme për vendimmarrjen dhe parashikimin e së ardhmes.” – shprehet profesori Blake.
Nëse po përpiqeni të jeni present në jetën tuaj të përditshme dhe truri juaj sjell vazhdimisht memorie të shumëfishta konfliktuale, kjo e bën më të vështirë për ju të merrni një vendim të mirëinformuar dhe të saktë.
Mënyra e dytë që harrimi na ndihmon të marrim vendime më të mira është duke na lejuar të përgjithësojmë ngjarjet e kaluara tek ato të reja. Në inteligjencën artificiale, ky parim quhet rregullim dhe funksionon duke krijuar modele të thjeshta kompjuterike që japin përparësi në informacionin thelbësor, por eliminojnë detaje specifike kur analizohen grupe të mëdha të të dhënave, duke lejuar aplikim më të gjerë.
Qëllimi i kujtesës ,është t’ju bëjë një person inteligjent që mund të marrë vendime duke marrë parasysh rrethanat, dhe një aspekt i rëndësishëm për t’ju ndihmuar t’a bëni këtë është harrimi i disa informacioneve të parëndësishme.