“Njerëzit thonë se ne ngjajmë”, Trump e krahason veten me Elvis Presleyn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Njerëzit thonë se ne ngjajmë”, Trump e krahason veten me Elvis Presleyn

    Insajderi
    09 March 2025 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump e ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, teksa e ka vënë veten përkrah ikonës së muzikës.

    Presidenti republikan e krahasoi veten me këngëtarin duke e postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social.

    Dhe kjo nuk është hera e parë që ai poston një foto të tillë, përcjell Telegrafi.

    Fotoja u postua gjithashtu në Instagram vitin e kaluar, ku Trump shkruante: “Për kaq shumë vite njerëzit kanë thënë se unë dhe Elvis ngjajmë. Tani kjo foto është përhapur në të gjithë vendin. Çfarë mendoni?”

    Më parë Trump pretendoi se fotografia e tij famëkeqe, nga arrestimi i tij në gusht 2023, ishte fotografia më e bukur e tillë e bërë ndonjëherë.

    Ai madje e krahasoi atë me fotot ikonë të policisë të Frank Sinatra dhe Elvis Presley nga dekada më parë.

    Ndryshe, Trump më parë e krahasoi veten edhe me Nelson Mandelan dhe Nënën Terezë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark