"Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra" Pacolli i lumtur pasi takon dy policë shqiptarë në New York - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra” Pacolli i lumtur pasi takon dy policë shqiptarë në New York

    Insajderi
    22 September 2024 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me dy shqiptarë policë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ishte duke ecur në rrugët e New York.

    Në një postim në Facebook, ai shpërndau një fotografi me dy të rinjtë shqiptarë, duke thënë se për të ishte krenari.

    “Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike”.

    “Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra. Sa moment i bukur!”, ka shkruar Pacolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark