×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri me VV’në e tjetri me LDK’në- Si i ndante politika ortakët e biznesit të fajdeve nga Gjilani?

    Insajderi
    21 June 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fajdeja dyshohet se i bashkoi por politika i ndau.

    Dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim, Mefail Shkodra dhe Albert Malisheva, ishin simpatizantë të partive të ndryshme njëri nga tjetri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shkodra simpatizonte Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe shpesh shfaqte edhe fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe burrin e saj, Prindon Sadriu.

    FOTO/ Mefail Shkodra – i arrestuar nën dyshimin për fajde dhe krerët e shtetit

    Derisa, Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte simpatizantë të saj, të dyshuarin tjetër për fajde, Albert Malisheva.

    Ai publikonte fotografi në mbështetje të partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

    Po ashtu, më së shpeshti mbështetje i kishtë dhënë nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

    Përveç Mefail Shkodrën dhe Albert Malishevës, të dyshuar në aksionin e madh që u zhvillua në qytetin e Gjilanit, janë edhe djali i këtij të parit, Edonis Shkodra dhe vëllai i Albert Malishevës.

    Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro.

    Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

    Më poshtë e gjeni edhe momentin e arrestimit të dy personave nga Policia e Kosovës.

    https://www.tiktok.com/@insajderiofficial/video/7382912211502501125?embed_source=121374463%2C121433650%2C121404359%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=insajderi.org%2Fmomenti-kur-policia-i-arreston-te-dyshuarit-per-fajde-ne-gjilan%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAAR38Q07LE8n6LGbGyp4YEazljuaUl4GwoNi-huYn5StpG62kBjR02O8d9XU_aem_ZmFrZWR1bW15MTZieXRlcw&referer_video_id=7382912211502501125

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark