Disa persona janë sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 00:30 në fshatin Bibaj, Ferizaj.
Tutje në raportin 24 orësh thuhet se njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime të rënda.
“Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga dy persona. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi kishte lëndime të rënda”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit policia ka arritur t’i arrestojë dy persona nën dyshimin se ata kanë kryer veprën e lartcekur.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.