Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në një hotel në lagjen ‘Dragodan’ të Prishtinës.
Kështu ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës. Sipas saj edhe dy persona kanë mbetur të lënduar nga mjete të mprehta.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe siç mëson Gazeta Insajderi – njëri nga ta po merr mjekimin në Kirurgjinë Torakale.
Ndërkohë, ende nuk dihen motivet e këtij rasti.