×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Njëri nga tre policët e kidnapuar nga serbët u kthye nga pushimi mjekësor në punë, kishte probleme me astmë – DOKUMENT

    Insajderi
    15 June 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri. Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.

    Gazeta Insajderi e ka mësuar një gjë të tillë nga familjarët, të cilët në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se ende nuk janë kontaktuar nga polici Mustafa.

    Sipas familjarëve, në rast të mos-marrjes me rregull të trajtimit, gjendja e policit mund të përkeqësohet.

    Mediumi ka arritur të sigurojë diganozën e Shemsi Mustafës, vërtetimin mjekësor, testet, ekzaminimin e mushkërive dhe medikamentet e nevojshme për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore.

    Familjarët, më tej, kanë bërë të ditur se janë kontaktuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, zyrë kjo prej së cilës janë njoftuar se ende nuk janë në dijeni për vendndodhjen e Mustafës dhe dy kolegëve të tij, që u kindapuan nga forcat serbe në Trasevë/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë folur për kidnapimin e tre zyrtarëve policor dje nga policia serbe.

    Kurti dhe Sveçla ka deklaruar se nuk kanë informacione se ku ndodhen tre policët kosovarë.

    “Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familjaret e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjitha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre”, ka thënë Sveçla.

    Kurti ka thënë se janë në kontakt me udhëheqësin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin për policët.

    “Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, ka thënë Kurti.

    Përgjatë ditës së djeshme, forcat serbe kindapuan Shemsi Mustafën, Rifat Zekën dhe Beqir Sefën gjatë kohës sa këta të fundit po patrullonin në zonën kufitare Kosovë-Serbi.

    Kryeministri Kurti deklaroi se të tre zyrtarët policorë ishin 300 metra përbrenda në brendësi të territorit të Kosovës. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës u “arresutan” 1,8 kilometra larg kufirit.

    Sveçla ka bërë të ditur se KFOR-i ka filluar hetimet në zonën ku ka ndodhur kindapimi i tre policëve, teksa misioni paqeruajtës i NATO-s ende s’ka reaguar lidhur me rastin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark