Kur kanë mbetur edhe një javë deri në përfundim të raundit ty dytë për zgjedhjeve për kryetar komune, partitë politike po i bëjnë lëvizjet e fundit politike.
Sot, në përkrahje të kandidaturës së Xhafer Tahirit për kryetar të Vushtrrisë ka dalë, Rrahim Ajeti i AAK-së, raporton Veriu.info. “Vazhdojmë +4 Xhafer Tahiri”, ka shkruar Rrahim Ajeti.
Në zgjedhjet e kaluara Rrahim Ajeti ishte ndër kandidatët më të votuar për asamblistë në Vushtrri, përderisa në këto zgjedhje vajza e tij ka marrë numër të madh votash në kuadër të listës së AAK-së.