×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri prej të plagosurve në rastin Sekiraqa-Capa po trajtohen në Kardiokirurgji – kjo është gjendja e tij

    Insajderi
    02 September 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri prej 5 të plagosurve në konfliktin e armatosur mbrëmë mes dy grupeve, Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat është duke u trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

    Detaje për gjendjen e tij shëndetësorë për Insajderin ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Shpëtim Shurdhiqi.

    Sipas tij gjendje e këtij pacienti është stabile.

    “Një pacient është duke u trajtuar tek ne në Kardiokirurgji, fatmirësisht gjendja e tij është stabile – nuk ka nevojë për intervenim kardiokirurgjik, kështu që është nën përcjellje dhe po e shohim tutje”, tha shkurt ai për Insajderin.

    Nga këto të shtëna me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe siç mëson Insajderi një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

    “VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”.

    Ngjarja ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.

    Insajderi raportoi mbrëmë se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur Premtim Gashi, që është pjesëtar i familjes ‘Capat’.

    Mbrëmë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualisht në Emergjencë.

    Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.

    Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para gjashtë muajsh.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark