Njëri u arrestua në maj, Krimet Ekonomike arrestojnë edhe një të dyshuar për falsifikim parash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri u arrestua në maj, Krimet Ekonomike arrestojnë edhe një të dyshuar për falsifikim parash

    Insajderi
    17 June 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 22 maj 2023, falë bashkëpunimit e bashkërendimit të hetimeve e aktiviteteve mes hetuesve policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe atyre nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionet (DHKEK), ishte arrestuar një i dyshuar për ‘falsifikim të parave’ dhe ishin sekuestruar 94 copë kartëmonedhe me ‘vlerë’ nga 50 euro (94 x 50 = 4700), të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

    Gjatë hetimit e trajtimit të rastit të lart-cekur, hetuesit policorë janë vënë në kërkim edhe të personave tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të lart-cekur.

    Sot, po ashtu falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe DHKEK, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në ora 02:00 është ndaluar i dyshuari: R.N., (viti i lindjes 1990, mashkull shtetas i Shqipërisë).

    I njëjti dyshohet dhe ka qenë në kërkim policor lidhur me rastin e datës 22 maj 2023.

    Ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parave’ dhe pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me aktvendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark