James Harrison i ka shpëtuar mbi 2 milionë foshnja duke e dhuruar gjakun e vet të veçantë.
Antitrupat e rrallë të tij përdoren për të krijuar vaksina dhe kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve tek foshnjat e sapolindura.
Qindra foshnja që ishin lindur me dëmtime në tru, me mungesë të madhe të hekurit dhe shumë prej tyre po vdisnin dhe kjo praktikisht për shkak se gjaku i nënës po i sulmonte foshnjat.
Vaksinat e prodhuara nga gjaku i tij u jepen nënave të ardhshme gjaku i të cilave nuk përputhet me foshnjat e tyre.
“Ndjej se duhet të bëj këtë. Mua më shpëtuan jetën me transfuzion gjaku”, ka thënë Harrison.
Harrison, 80-vjeçar, cilësohet si “Njeriu me Gjak të Artë”. Dora e tij është shpuar më shumë se 1.100 herë.
Ai filloi të dhurojë gjak në moshën 18-vjeçe dhe ende dhuron çdo dy javë./Express/
[arve url=”https://www.facebook.com/inthenow/videos/808771889273182/” /]