Ndërmarrja rajonale e ujësjellësit dhe kanalizimit “Hidrodrini” në Pejë ka emëruar një person të afërt me strukturat e pushtetit si ushtrues detyre të sekretarit. Rezdo Kojic është emëruar në këtë post pas një mbledhjeje të Bordit të Përkohshëm të kompanisë, të mbajtur dy ditë më parë.
Sipas kërkimeve të Gazetës Insajderi, Kojiç shihet se është një përkrahës publik i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Përkrahja e tij vërehet qartë edhe përmes postimeve dhe fotografive të publikuara prej tij në rrjetet sociale, ku ai shfaqet në mbështetje të liderëve të institucioneve shtetërore.
Lajmin për emërimin e tij e ka shpërndarë edhe vet Kojic.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht mbi të ‘bëmat’ në kompaninë “Hidrodrini”.
Theksojmë se Bordi që caktoi Qeveria Kurti e ka kthyr në krye të Hidrodrinit drejtorin që u shkarkua për dështime. Dri Cenën.
“Dështimi në reduktimin e humbjeve të ujit, dështimi në zvogëlimin e llogarive të arketueshme dhe dështimi në rritjen e të hyrave”, ishin disa prej arsyeve qe ia përmendi ish-Bordi kur e shkarkoi Dri Cenën.
Qeveria Kurti ndërhyri duke e shkarkuar krejt bordin, dhe duke emëruar një të ri. Tash, ky bord mori vendim që ta kthej si Kryeshef Ekzekutiv të njëjtin person.
Bordi i Përkohshëm i KRU “Hidrodrini” në Pejë e ktheu si kryeshef ekzekutiv Dri Cenën. Ky i fundit ishte shkarkuar nga bordi i kaluar.
“Bordi i Përkohshëm në pikën e III-të të rendit të ditës, anuloi Vendimin e ish-Bordit të Drejtorëve, me nr.42/5 të datës 31.07.2024 që kishte të bënte me shkarkimin e ing. Dri Cena nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.
Lexo edhe: