×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njeriu i prapaskenës, Insajderi zbulon se si përfitoi mijëra euro personi që ndihmoi në fushatën e Vetëvendosjes në Gjilan

    Insajderi
    30 March 2022 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu që në prapaskenë e ndihmoi Alban Hysenin për të fituar zgjedhjet per kryetar të Gjilanit,, mori shpërblim mbi 20 mijë euro fonde nga kjo komunë. Organizata Joqeveritare “Varg e Vi”, e udhëhequr nga aktori Avni Shkodra, njeriu i afërt i Hysenit, pas marrjes se pushteti nga Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitoj projektin e organizimit të manifestimit tradicional “Flakët e Janarit”. Gazeta Insajderi sjell hulumtimin e radhës për dyshimet për keqpërdorimet me fonde të kulturës në komunën që drejtohet nga Vetëvendosje.

    Krahu i djathë i fushatës së Alban Hyseni gjatë kandidaturës së tij për të parin e Gjilanit, ishte Avni Shkodra. Në paraqitjet e tij nëpër debate televiziv, në ekipin e tij gjithmonë prezent ishte Shkodra.

    E kur, pyetja vinte tek kultura, Hyseni të parit që i jepte fjalën ishte Avni Shkodra, i cili prezantonte pjesën e projektit për kulturën.

    Pas fitores, ai i kishte falënderuar të gjithë njerëzit që e kishin ndihmuar në fushatën e tij drejtë fitores.

    “Secili prej këtyre personave kanë ndihmuar qoftë në hartim të plan programit, qoftë në realizim të fushatës. Kjo e bënë më të veçantë prezencën e tyre që unë ta ndajë një pjesë të fushatës bashkërisht me njerëzit që kanë ndihmuar në prapaskenë dhe në paraqitjet e mia, por edhe në fitoren e parë”, kishte deklaruar ai.

    Pasi fitoi zgjedhjet e 17 tetor, Alban Hyseni ndër punët e para që i erdhën në tavolinë ishte realizimi i manifestimit tradicional në Gjilan, “Flaka e Janarit” që bëhet në përkujtim të heroizmit të vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se një pjesë e këtij projekti, përkatësisht pjesa e arteve vizuale që kushtoi mbi 20 mijë euro iu dha Organizatës Joqeveritare (OJQ), që udhëhiqet nga njeriu u afërt me Hysenin, Avni Shkodrës.

    Në vendimin e publikuar më 20 dhjetor 2021, OJQ-ja “Varg e Vi”, e drejtuar nga Avni Shkodra, miku i Hysenit ishte fituese e organizimit të manifestimit.

    Ky manifestimi u organizua, ku pjesë mori edhe i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.

    Sipas dokumenteve që ka siguruar Insajderi, më 21 janar 2022 Hyseni kishte marrë vendim që t’i 20 mijë e 250 euro OJQ-së t’i ndaheshin OJQ-së ‘Varg e Vi”, të aktorit Avni Shkodra.

    Avni Shkodra, përveç udhëheqës i OJQ-në ‘Varg e Vi’, është edhe aktor rezident i Teatrit të Gjilanit. Ky teatër financohet nga Komuna e Gjilanit e Ministria e Kulturës.

    Insajderi lidhur me këtë çështje ka pyetur Agjencinë Kundër Korrupsionit por të njëjti deri në publikimin e tekstit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

    Po ashtu, Gazeta ka kontaktuar aktorin Avni Shkodra për ta pyetur se a ishte kthim i favorit, që ai doli fitues i projektit mbi 20 mijë eurosh, për ta organizuar manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.

    Aktori Shkodra në përgjigjen e tij nuk kishte mohuar afërsinë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin.

    “Nuk jam anëtar i asnjë partie politike dhe vazhdoj të mos jam. Unë për çdo vit jam aktiv në reagimin ndaj politikave të gabuara kulturore dhe kam ndihmuar nga shoqëria civile, nga përvoja me sektorin e kulturës dhe jam afruar me opozitën, me të dobëtin, që të kundërshtoj politikat e deritashme kulturore nga qeverisja e kaluar, duke dhënë kontributin tim për ta çuar një vizion tjetërqysh për disa aspekte të politikave kulturore në nivel lokal”

    “E kam vërejtur ndërvite se vetëm deklaratat dhe debatet e kanë pasur impaktin shumë të kufizuar për ndryshime kulturore dhe kemi parë të nevojshme që ndihma konkrete për planin qeverisës kulturor, me baza vullnetare, në rast të një fitoreje të mundshme, do ta kishte impaktin më të gjerë në përmirësimin e jetës kulturore në nivel lokal të Gjilanit”, ka thënë Avni Shkodra për Insajderin.

    Tutje, ai shtoi se thirrja për organizimin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, ka ndodhur në qeverisjen e kaluar, të Lutfi Hazirit.

    “Thirrja për organizimin e sektorëve të veçantë të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, ka ndodhur në qeverisjen e kaluar. Kur ka ardhur qeverisja e re komunale, veç e ka vazhduar dhe nuk e ka anuluar thirrjen publike për OJQ-të. Flaka e Janarit ka disa sektorë: për artet pamore, për teatër, për orë letrare, për muzikë, akademi përkujtimore etj. Ne kemi fituar vetëm për artet pamore dhe teatër. Organizatat e tjera kanë fituar në sektorë të tjerë. Në Penelin e Flakës, nuk ka qenë asnjë konkurrent tjetër, ndërsa për Talian e Flakës, vetëm një organizatë tjetër, për të cilën nuk ma lejon etika të flasë unë, por duhet të adresoni pyetje te Komisioni Vlerësues, për pavarësinë e të cilëve komisione gjithnjë jemi angazhuar”, ka thënë ai.

    Në përgjigje e tij, Shkodra foli edhe për shume prej 20 mijë eurosh që ishte ndarë për OJQ e tij. Ai tha se shumica e këtyre mjeteve financiare nuk kanë shkuar për organizatën, por për artistët.

    “Sa i përket shumës totale të kontratës 20,250.00 eurove, 15,500.00 janë ndarë për Talian dhe 4,750.00 për Penelin shumica e këtyre mjeteve financiare, njësoj si për çdo vit tjetër, kanë shkuar për artistët pjesëmarrës në Penelin e Flakës dhe Talian e Flakës, si dhe aktivitetet e zakonshme të ekspozitës dhe festivalit. Për shkak se kemi përgjegjësi dhe transparencë radikale ndaj publikut, ju mund ta shihni krejt raportin e detajuar financiar. Shumica e mjeteve financiare janë shpenzuar për artistët pjesëmarrës të arteve pamore dhe teatrore, stafin teknik, çmimet për shfaqjen më të mirë, për dramën e shkruar, për aktorin më të mirë në rol kryesor dhe dytësor, njësoj për aktoren, regjisorin, skenografinë, librin e Talias, etj… Kur ceket shuma totale e kontratës në vlerë prej 20 mijë e 250 euro, duhet t’i tregohet publikut në detaje se ku janë shpenzuar ato dhe nuk kanë shkuar shumica e këtyre mjeteve financiare për organizatë”, ka thënë Shkodra.

    Aktori pati një shpjegim se si erdhi deri tek fituesi i këtij manifestimit në qeverisjen e Hysenit, pasi në qeverisjen e kaluar nuk kishte fituar ndonjëherë.

    “A kemi qenë ndërvite për Flakë të Janarit, fitues, natyrisht se jo, sepse thuajse gjithmonë është organizuar festivali pa thirrje publike dhe zyra e auditorit ka dhënë vërejtje për komunën që subvencionet duhet të ndahet përmes thirrjeve publike për OJQ-të”, tha Shkodra.

    Gazeta Insajderi ka publikuar një seri hulumtimesh rreth dyshimeve për keqpërdorime të fondeve në projekte të kulturës në Komunën e Gjilanit.

    Pas këtyre raportimeve, Kryetari Alban Hyseni mori vendim për anulimin e të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    “Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit“, shkroi Hyseni në facebook

    Hyseni, njoftoi edhe për shkarkimin e komisionit vlerësues të konkursit, pikërisht për personat që Insajderi raportoi ekskluzivisht dy ditët e fundit.

    “Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit“, tha Hyseni në facebook./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark