Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tashmë është Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ka filluar spastrimin në këtë Ndërmarrje.
Me “urdhër” të tij, nga detyra u shkarkua sekretari i ndërmarrjes, Bajram Jashari.
Ky vendim ishte marrë më 28 prill të këtij viti, me arsyetimin se nuk ka përmbushur detyrat dhe nuk ka treguar profesionalizëm.
Në vendim thuhet se i njëjti nuk ka mbështetur Bordin e Ndërmarrjes në aspektin profesional dhe “është treguar se nuk posedon njohuri dhe aftësi të mjaftueshme profesionale”
“Sekretari i ndërmarrjes në vazhdimësi ka dështuar të mbështesë Bordin e Ndërmarrjes në aspektin profesional dhe është treguar se nuk posedon njohuri dhe aftësi të mjaftueshme profesionale për mbështetjen e punës së Bordit të Ndërmarrjes”, thuhet në vendim.
Gjithashtu në dokument thuhet se Jashari nuk ka raportuar asnjëherë për punën e realizuar nga ai dhe pavarësisht paralajmërimeve që kishte marrë ai nuk ka përmirësuar sjelljen e tij.
Vendimi i plotë: