Njeriu i Vuçiqiqit e pranon se Jusuf Gërvalla u vra nga UDB-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njeriu i Vuçiqiqit e pranon se Jusuf Gërvalla u vra nga UDB-ja

    Insajderi
    06 February 2022 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

    E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje.

    Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

    Sipas Bozhës, Jusufi me shokët që ishin në ekzil – pra të përndjekur nga sistemi i atëhershëm i Millosheviqit, ishin kinse përgjegjës për shumë operacione brenda Kosovës, dhe pasi që ata kishin shkuar në Evropë që sipas të besuarit të Vuçiqit i ishin shmangur drejtësisë, atëherë UDB-ja serbe kishte vendosur të reagojë duke i likuiduar.

    E pas publikimit të një pjese të kësaj interviste, ka pasur reagime të ashpra, e ndër ta është edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla e cila ka shkruar në Twitter se kjo intervistë do të duhej të shërbente si provë në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark