Njeriu i VV-së në krye te KPM-së, reagon AVONET: Pushteti t’i mbaj largë duartë nga pavarësia e mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu i VV-së në krye te KPM-së, reagon AVONET: Pushteti t’i mbaj largë duartë nga pavarësia e mediave

    Insajderi
    18 January 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku anëtarët e këtij institucioni vendosën të zgjedhin një kryetar të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual.

    AVONET thotë se zhvillime të këtij lloji ngrenë dyshime serioze mbi ligjshmërinë dhe pavarësinë e veprimeve dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke vënë në pikëpyetje respektimin e kushtetutshmërisë dhe legjislacionit pozitiv në vend.

    Përmes një deklarate, ky rrjet shprehet se ndryshimet e rregullores dhe procedimi i zgjedhjes së kryetarit të ri pa transparencë dhe pa një proces të rregullt , përbën një praktikë shqetësuese, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e lirë të mediave dhe lirinë e shprehjes në vend, transmeton Klankosova.tv.

    “Ky veprim, i cili është përcjellë me reagime të shumta nga mediat, shoqëria civile dhe ekspertë ligjorë, konsiderohet si një hap që rrezikon autonominë e një prej institucioneve kyçe për garantimin e pluralizmit medial. Në një demokraci funksionale, institucionet e pavarura duhet të mbeten të paprekura nga ndikimi politik dhe ndërhyrjet e pushtetit”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

    AVONET po kërkon nga KPM-ja që të shqyrtojë revokimin e këtij procesi dhe të garantojnë se çdo vendim në këtë institucion të bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe parimet demokratike.

    “Ne kërkojmë nga KPM që të shqyrtojnë revokimin e këtij procesi dhe të garantojnë se çdo vendim në KPM bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe parimet demokratike. Zbatimi i ligjit në mënyrë selektive dhe ndryshimi i rregullave në favor të interesave të caktuara dëmton besimin në sistemin institucional të vendit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark