Njeriu i VV’së në krye të ATK, Cakolli: Shembull tipik i kapjes së institucioneve, mosrespektim i aktgjykimit të Supremes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu i VV’së në krye të ATK, Cakolli: Shembull tipik i kapjes së institucioneve, mosrespektim i aktgjykimit të Supremes

    Insajderi
    13 August 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se ky veprim është ‘‘shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike’’.

    Cakolli ka thënë edhe se emërimi i Hysenit paraqet edhe përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe po ashtu, është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme.

    Po ashtu, Cakolli ka thënë edhe se veprimi i Hysenit rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara.

    Postimi:

    Rrezikon ta shndërroj ATK në instrument politik, shembull tipik i kapjes të institucioneve publike

    Pas serisë së shkeljeve kushtetuese e ligjore, sot kemi një hap tjetër në vendosjen e njerëzve të LVV-së në krye të institucioneve kyçe të vendit – institucione që do të duhej të ishin të pavarura nga ndikimet politike.

    Emërimi i një ish-kandidati për deputet në krye të Administratës Tatimore të Kosovës është shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike. Edhe më shqetësuese, ky veprim rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara.

    Mbi të gjitha, ky vendim përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme, pikërisht në raport me (ish-)Ministrin e Financave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark