Shkencëtarët i dhanë Richard-it këtë epitet pasi mori pjesë në një studim 12-vjeçar në meditim, në Universitetin e Wisconsin-it.
Por Richard, i cili është me origjinë nga Franca dhe jeton në një manastir në Nepal, thotë se ky titull që i është dhënë atij është “absurd”.
“Unë njoh murgj edhe më të lumtur. Unë me të vërtetë besoj se kjo është absurde”, tha ai, raporton The Independent, shkruan Insajderi.
Pas publikimit të studimit, Richard nuk u ndje mirë për shkak të vëmendjes së madhe që mori nga masa. Ai pyeti Dalai Laman nëse do të ishte më mirë për të që të zhdukej për një kohë. Por ai i tha se botës i duhen këshillat e tij.
“Nëse ata duan që t’i të jesh njeriu më i lumtur, atëherë bëhu ai person”, citohet të ketë thënë Dalai Lama nga murgu Mathieu Richard.
Për të arritur në përfundimin se Richard është njeriu më i lumtur në botë, neurologu Richard Davidson i vuri atij 256 sensorë që ai të meditonte në dhembshuri. Davidson zbuloi se truri i Richard prodhon një nivel të valëve gama – të cilat janë të lidhura me ndërgjegjen, vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën – të cilat nuk ishin rastisur kurrë më parë në literaturën shkencore.
I pyetur se si të tjerët mund të arrijnë lumturinë në shkallë të lartë, Richard i portalit Business Insider vitin e kaluar se dashamirësia dhe altruizmi janë shumë të rëndësishme.
Ai tha se të krahasimi i vetes me të tjerëve, është gjithashtu i dëmshëm. “Krahasimi është vrasësi i lumturisë”, tha Richard. /Insajderi.com