Njeriu më i pasur në Evropë e tejkalon Elon Musk, bëhet më i pasuri në botë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Njeriu më i pasur në Evropë e tejkalon Elon Musk, bëhet më i pasuri në botë

    Insajderi
    14 January 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bernard Arnault është manjat evropian i modës dhe pronar i disa prej markave më të mëdha në botë, i cili rrëzoi Elon Musk si njeriun më të pasur në botë, pasi pasuria e tij u vlerësua përreth 200 miliardë dollarë.

    Arnault është njeriu që qëndron disa prej markave luksoze më të njohura në botë, duke zotëruar pothuajse të gjitha aksionet e Christian Dior dhe më shumë se 40 për qind të LVMH, kompaninë pas Louis Vuitton, Givenchy, Mowt & Chandon dhe të tjera, sipas Express-it britanik, përcjell Insajderi.

    Pasuria e tij u rrit me shpejtësi pas bashkimit të Louis Vuitton dhe Moet Hennesey ku, gjatë katër dekadave të ardhshme, ai filloi të përfshijë sektorin e mallrave luksoze me marka të tilla si Bulgari, Belvedere, Kenxo, Dom Perignon, Givenchy, Tag Heuer zinxhirin Sephora.

    Kompanitë e tij kanë vazhduar të lulëzojnë në botën pas pandemisë, duke rrëzuar përkohësisht Elon Musk në mars për t’u bërë njeriu më i pasur në botë. Një rënie në aksione bëri që vlera e tij të bjerë paksa, por ai ende mbetet i vetmi jo-amerikan në top 10-shen e listës së miliarderëve të Forbes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark