Njeriu që dha dorëheqje pasi nxori Britaninë nga BE-ja përballet me gazetarët në rrugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Njeriu që dha dorëheqje pasi nxori Britaninë nga BE-ja përballet me gazetarët në rrugë

    Insajderi
    01 July 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi që udhëhoqi një fushatë për Britaninë që të dalë nga BE-ja, dhe pastaj njoftoi për vendimin e tij se nuk do të garojë për lider të Partisë Konservatore, dikur kryetari i Londrës, Boris Johnson, përplaset me gazetarë jashtë shtëpisë së vetë në Londër.

    Nga ajo çfarë dëgjohet në video, gazetarët e akuzojnë Johsnonin ka krijuar pabarazi dhe jo tolerancë dhe se gjithçka ka bërë për interesat e tij personale, gjë që Johnson e mohon.

    Po ashtu, akuzohet se tani nuk e ka guximin ta zgjidh atë çfarë ka ndodhur në Britani.

    Më pas, ai pyetet nëse është përgjegjës për zbatimin e “Brexit” (daljes së Britanisë së Madhe nga BE), pasi ai kishte luftuar për t’u arritur ky qëllim.

    Përgjigjja e Johnson është se kjo i takon Qeverisë së ardhshëm të Britanisë.

    E kur u pyet nëse ka për qëllim të luajë ndonjë rol në Qeverinë e ardhshme, ai tha se i takon kryeministrit të ardhshëm dhe se siç ka njoftuar dje, ai nuk do të garojë për kryeministër.

    Në fund u pyet nëse ndjehet i tradhtuar nga Michael Gove, i cili do të garojë për lider të Partisë Konservatore dhe kryeministër të vendit, ai tha se fatkeqësisht nuk ka mundur të vazhdojë me atë çfarë ka dashur të bëjë, prandaj dhe i uron sukses dikujt tjetër në këtë gjë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark