Njeriu që gënjeu për vite të tëra se iku nga Auschwitzi dhe takoi Hitlerin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Njeriu që gënjeu për vite të tëra se iku nga Auschwitzi dhe takoi Hitlerin

    Insajderi
    25 June 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili për shumë vite me radhë ka thënë se ia kishte dalë të ikte nga kampi famëkeq i Auschëitz-it, ka pranuar të premten se e ka fabrikuar të gjithë storien e tij.

    “Po ju shkruaj sot të kërkoj falje publikisht për çdo dëm që kam shkaktuar,” ka thënë ai duke iu referuar dëmit që ka shkaktuar me përshkrimet e jetës në atë kamp, shkruan The Guardian.

    “Unë nuk kam qenë i burgosur aty. Unë nuk kam pasur qëllim të zbus ngjarjt që në fakt kanë ndodhur aty,” ka shtuar ai.

    “Kam gabuar dhe kërkoj falje,” ka shkruar ai në një letër publike duke shtuar se ka dashur që të mbajë gjallë kujtimet për holokaustin.

    Për shumë vite, Hirt kishte dhënë deklarata publike duke rrëfyer gjoja përvojën e tij në atë burg. Ai kishte thënë se ishte arrestuar nga nazistët dhe thoshte se ia ka arritur të ikë nga kampi përkundër se ka pasur rrethoja elektrike.

    Për më tepër, ai për vite ka thënë se e ka parë edhe Adolf Hitlerin në vitin 1936.

    Para se ai të tregonte se ka gënjyer, një mësues në New York kishte filluar të dyshonte për storien e tij./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark