×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Njeriu me shenjë” ishte hakmarrja e Oliver Stone ndaj kokainës

    Insajderi
    17 January 2017 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse filmi i Brian De Palmas “Njeriu me Shenjë” (1983) konsiderohet një “film me banditë”, dhe nis si i tillë, në kohën kur Tony Montana mbërrin në vaskën e tij me flori, ai është më shumë për drogën – më saktë kokainën – dhe aftësinë e saj për të sabotuar marrëdhëniet dhe shkaktuar paranojë.

    Nëse, mes dhunës tipike të filmave të De Palmas, largimi i Tonyt nga e shoqja Elvira dhe miku i tij Manny ndihen si shumë personale, kjo ndodh sepse kështu ka qenë skenaristi, Oliver Stone.

    Fillimisht, Stone u afrua që të shkruante një ribërje besnike të filmit të vitit 1932 me të njëjtin emër, por ai zbuloi se ishte në gjendje që të shfrytëzonte problemet që ai vetë kishte me kokainën për të krijuar një skenar me më shumë thellësi.

    “Unë kam patur varësi nga kokaina për 2 vite e gjysmë para se të shkruaja Njeriun me shenjë”, i tha Stone revistës Sabotage Times në vitin 2015.

    “E njihja atë botë, botën e drogës të fillimviteve tetëdhjetë shumë mirë”.

    Por nuk ishte një situatë ku droga jo vetëm e formoi, por edhe ndihmoi për të shkruar skenarin – regjisorit të “Platoon” iu desh që të “ftohej” për ta shkruar, pasi mendonte që kokaina nuk ndihmon aspak për të shkruar. Në fund atij iu desh të zhvendoset në Paris për të hequr dorë prej saj dhe shkruar skenarin, pasi e dinte “që nuk mund ta prishte zakonin në Florida (ku zhvillohen ngjarjet e filmit), në Los Angeles apo Nju Jork.

    Arti shpesh herë buron nga dhimbja, dhe largimi i kësaj dhimbje nga truri në letër, ishte si një katarsis për Stone.

    “Kokaina më kishte shkatërruar”, kujton ai. “Më kish marrë kaq shumë para, saqë tani kisha nevojë të hakmerresha dhe kështu shkruajta Njeriun me Shenjë. Në të kaluarën kam folur për Njeriun me Shenjë, si një letër dashurie lamtumire e imja për kokainën, por në të vërtetë ka qenë hakmarrja ime ndaj drogës”. /bota.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark