“Njeriu me i urryer” në ShBA del para gjyqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Njeriu me i urryer” në ShBA del para gjyqit

    Insajderi
    27 June 2017 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martin Shkreli, shqiptari i konsideruar njeriu me i urryer ne SHBA, pasi rriti me 5 mije perqind çmimin e nje ilaçi kundër SIDA-s kur ishte president i një kompanie farmaceutike, ka dalë përpara një gjykate në Nju Jork.

    Ai u arrestua dhjetorin e vitit 2015 per mashtrim pas hetimeve qe përfshinë një fond investimesh dhe kompaninë e tij. Shkreli ka përdorur në mënyrë të paligjshme asetet e firmës Retrophin për të paguar borxhet. Gjyqi pritet të zgjasë 6 javë.

    Gjatë kohës qe drejtonte kompaninë “Turing”, ai rriti çmimin e Daraprimit nga 13,5 dollarë ne 750. 34-vjeçari, që ndodhet në liri me kusht e ka mohuar akuzën, por nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg.

    Më herët ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të një komisioni të kongresit amerikan, që heton rritjen e çmimit të medikamentit Daraprim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark