Njësia që u sulmua dje në Zubin Potok sot po patrullon në Ujman – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia që u sulmua dje në Zubin Potok sot po patrullon në Ujman

    Insajderi
    31 December 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë në kuadër të Policisë Kufitare të Kosovës ka patrulluar me barka lundrues në liqenin e Ujmanit gjatë së dielës.

    PK-ja ka njoftuar se përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor, ata po paranadlojnë veprat penale në kufij, po ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal, si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH) e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit”, thuhet në njoftim.

    “Patrullime të tilla, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkimin ilegal, si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore”.

    Ky njësit dje u sulmua nga disa persona të dyshuar në fshatin Bubë të Zubin Potokut Njësia kishte vënë re lëvizje të dyshimta të disa automjeteve dhe në përpjekjet për t’i ndaluar e kontrolluar ato, policia është përballur me rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar.

    Policia më pas e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë.

    Patrullime në Ujman kryen edhe forcat italiane të KFOR-it po ashtu të dielën. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark