×
  • Lajme
  • Lajme

    “Njësia speciale doli nga pylli…. a ra, a ra” – Dëshmitari tregon momentin kur u vra Faton Hajrizi

    Insajderi
    19 July 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 400 policë morën pjesë në operacionin për vrasjen e Faton Hajrizit.

    Vrasja e tij nga forcat policore serbe ka ngjallur shumë reagime.

    Në momentin kur ndodhi vrasja, në afërsi të vendit të ngjarjes ishte edhe një i moshuar.

    Ai për mediat serbe ka rrëfyer versionin e tij për momentin kur ndodhi vrasja.

    Ai tha se pas të shtënave, forcat e policisë nuk arrinin ta shihnin Faton Hajrizin, për shkak të barit përreth.

    Ata pretendohet se e pyetën këtë të moshuar, duke i thënë: a ra, a ra?”.

    “Isha në shtëpi kur u dëgjuan të shtënat. Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin, vrapoi nga pylli dhe filloi të vraponte lart në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë, ku pata një pamje më të mirë. Dëgjova sërish të shtënat dhe pashë momentin kur shqiptari ra në bar. Pak sekonda më vonë, forcat tona speciale dolën me vrap nga pylli dhe duke qenë se nuk shihnin mirë për shkak të barit të lartë, më pyetën: “A ra, a ra”. E pashë nga tarraca dhe konfirmova se njeriu që po ndiqnin ishte shtrirë në bar. Më vonë kanë ardhur edhe policët e tjerë”, ka thënë Kojiq për mediat serbe.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark