Njihet si "mbreti i arratisjeve"- Arrestohet në Belgjikë krimineli famëkeq nga Franca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Njihet si “mbreti i arratisjeve”- Arrestohet në Belgjikë krimineli famëkeq nga Franca

    Insajderi
    27 February 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Antonio Ferrara, krimineli famëkeq i dyshuar për vjedhje të rënda, është arrestuar në Belgjikë mëngjesin e së enjtes, bashkë me shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe vëllai i tij.

    Siç raporton RTL-i francez, të dyshuarit u arrestuan në Eupen të Belgjikës, ku kanë hasur në rezistencë dhe kanë shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri me forcat e rendit atje, përcjell Insajderi.

    Zyra e prokurorit të Parisit, e konfirmoi arrestimin e Antonio Ferrara-s si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga JIRS e Parisit (Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Parisit). 

    Sipas informacioneve të RTL‘it, ekipi i kriminelëve të dyshuar, pesë francezë dhe tre belgë, ishin në arrati pas një tentative të dështuar për një sulm të armatosur në një qendër të madhe në Gjermani, ku bankat ruajnë paratë e tyre.

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, në raportimin e tyre, iu është referuar Ferraras si “mbreti i arratisjeve”.

    “Antonio Ferrara krimineli famëkeq francez dhe grabitësi i bankave i vetëquajtur ‘Mbreti i Arratisjeve’ – është arrestuar pas bashkëpunimit me autoritetet belge, bëri të ditur të enjten ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bruno Retailleau”, thuhet në raportimin e tyre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark