Në fakt, Audi, sipas njoftimeve të mëparshme, më 2 qershor do të prezantojë vetëm A5 Coupe të ri, ndërsa më vonë do të arrijë edhe A5 Sportback (gjatë këtij viti) si dhe A5 Cabrio i ri.
Ashtu siç ishte rasti edhe me A4 të ri, as edhe te A5 dizajni nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por vetëm mund të presim ndryshime të vogla në stil ngjashëm sikur të modeleve të reja të Audi-së, shkruan zhurnal.
Si A4, edhe A5 i ri (me platformën MLB) do të jetë më i lehtë se paraardhësi i tij, dhe me një shpenzim më të vogël të karburantit.
Ndër të tjera, A5 i ri do të vjen edhe me ekranin Head-up, instrument-tabelën dixhitale, sistemin infotainment MMI, sistemin për ndihmë të shoferit me rastin e daljes nga korsia, sistemin për identifikimin e shenjave të komunikacionit, sistemin për ndihmë të shoferit gjatë parkimit. /Insajderi.com