Një buton i ri “I’am Feeling Luck” shërben për tju shëtitur në disa pika të rastësishme turistike në planet ndërsa “Knowledge Card” ofron informacion nga Wikipedia.
Ashtu siç pritej Google prezantoi ditën e sotme një Google Earth të ri, një softuer i cili kombinon imazhe satelitore me harta topografike e përkthyer në qytete 3D.
Përditësimi i fundit është i disponueshëm në ueb përmes Google Chrome dhe në aplikacionin Android. Ai sjell funksionalitete të reja me fokus të veçantë në udhëtimet 3D.
Por risia e vërtetë është “Voyager” një seksion i ri ku do të gjeni ture 3D me informacione të edituara nga hulumtues dhe studiues të ndryshëm ku disa përmbajtje janë përpiluar në bashkëpunim me ekipin Planet Earth të BBC.
Përveç fotografisë tokësore, Google Earth përmban edhe dy seksione “Google Moon” dhe “Google Mars.” Për fat jo të mirë këto përmbajtje ende nuk janë të disponueshme në versioni në ueb të aplikacionit.
Sipas Google ndërtimi i Google Earth të ri i mori kompanisë plot dy vite. Ai do të jetë i disponueshëm së shpejti edhe në shfletuesit e tjerë dhe në iOS.