Njihuni jetimët e luftës në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Njihuni jetimët e luftës në Ukrainë

    Insajderi
    20 March 2022 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet ukrainase  kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.

    Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.

    “Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.

    Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka shpërndarë foto të foshnjave.

    “Këta janë fëmijë  nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor do të mbeten nën kujdesin e stafit të spitalit”, ka thënë  ai. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark