Njihuni me 100-vjeçaren që shkon në palestër 3 herë në javë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Njihuni me 100-vjeçaren që shkon në palestër 3 herë në javë

    Insajderi
    31 July 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edna Sheppard është një grua 100-vjeçare që vijon të shkojë në palestër 3 herë në javë, duke vërtetuar se mosha është thjesht një numër.

    Gruaja australiane është e abonuar në palestër prej 40 vitesh dhe nuk mungon në asnjë seancë. Ajo madje ngre pesha, duke mbajtur 5 kg në secilën dorë.

    “Më pëlqen shumë të stërvitem, më bën të ndihem mirë. Është shumë e rëndësishme që të mbash trupin në lëvizje”, thotë Edna për “Daily Mail”.

    “E nisa palestrën duke çuar burrin, pasi doli në pension. Nuk doja që të më rrinte kot në shtëpi gjithë ditën dhe e regjistrova në palestër. Vendosa që të shkoja edhe vetë pastaj”, shton 100-vjeçarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark