Njihuni me 5 vjeçaren nga Ferizaji që ka aftësi të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Njihuni me 5 vjeçaren nga Ferizaji që ka aftësi të jashtëzakonshme

    Insajderi
    15 July 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është një nga fëmijët e rrallë në Kosovë, kjo për faktin që ka një aftësi të jashtëzakonshme.

    Suela Kodraliu nga Ferizaj mahnitë me diturinë e saj në fusha të ndryshme.

    Kryeqytetet e shteteve, tabelen e shumëzimit, flamujt e të gjitha shteteve e shkrim-lexim janë vetëm disa nga njohuritë e saja.

    Prindërit e Suelës tregojnë se ajo shpreh shumë interesim për të mësuar gjëra të ndryshme dhe kalon orë të tëra duke mësuar, ndonëse nuk shkon në ndonjë kopsht për shkak të moshës.

    Për njohuritë e saj tregon edhe vetë halla e Sueles e cila thotë se shfaqi interes për ti mësuar gjërat që kur ishte dy vjeçe.

    Por ajo që na habit më së shumti është aftësia e saj në tabelen e shumëzmit.

    Me gjithë ato që di, Suela të bën për vete edhe me ëmbëlsinë që ka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark