Njihuni me çiftin turk që prej 16 vitesh punjnë në ndërtim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Njihuni me çiftin turk që prej 16 vitesh punjnë në ndërtim

    Insajderi
    06 August 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një çift turk i martuar prej 16 vitesh, punojnë të dy në ndërtim në lagjen Silifke të Mersinit. Ata kapërcejnë së bashku vështirësitë e jetës edhe të profesionit.

    Mjeshtri 37-vjeçar i ndërtimit Abdi dhe kryepunëtorja 34-vjeçare  Nurgül Ceviz nisen në mëngjes herët për punë.

    Çifti, i cili ka 4 fëmijë, i kryen së bashku proceset e vështira të lyerjes, zbardhjes, veshjes dhe montimit të dritareve.

    Duke u përpjekur të kapërcejnë vështirësitë e jetës dhe të profesionit duke mbështetur njëri-tjetrin, çifti kryen edhe punët e shtëpisë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

    “Jemi shumë të lumtur dhe të qetë.”

    Abdi Cevizi, duke u shprehur se ai dhe gruaja e tij kanë 16 vite që punojnë në ndërtim, tha: “Ne bëjmë të gjitha punët në ndërtim, si suvatim dhe lyerje me gruan time. Jemi të qetë dhe të lumtur. Kemi 4 fëmijë. Ne ua mbulojmë shpenzimet e shkollimit . Kjo është jeta. Ne po mundohemi të jetojmë së bashku.”

    Duke shpjeguar se nuk mund të gjente asnjë personel ndihmës, Cevizi tha se gruaja e tij, e cila ishte mësuar me punën, ishte në gjendje ta mbështeste në çdo detyrë.

    Nurgül Ceviz tha gjithashtu se ajo e ndihmon burrin e saj në të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit dhe tha: “Unë bëj edhe ushqimin e fëmijëve të mi. Unë e ndihmoj burrin tim në të gjitha llojet e punëve si lyerje, suvatim, montim. Fitojmë dhe jemi shumë të qetë.”

    Nurgül Ceviz tha se pas punës së saj në ndërtim, një tjetër turn i ri fillon në shtëpi

    dhe se mori mbështetjen e bashkëshortit të saj për edukimin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark