
Elvis Bekim Mataj, një nga mashtruesit më të sofistikuar të dhjetëvjeçarit të fundit, jeton në Europë, si “azilant” midis Zvicrës dhe Gjermanisë, por është prezent me një tufë biznesesh që i ka të gjithë eficiente duke bërë miliona euro. Të gjithë i ka në emrin e tij, të gruas (Eriselda Brahimllari) dhe kuanatit (Desian Brahimllari), të tre të “arrtisur” nga Shqipëria.
Si funksionojnë bizneset kur asnjë nuk është këtu t’i drejtojë?
Kompanitë e Elvis Matajt:
Prapaskena ka zbukuar se Elvis Mataj ka ndërtuar një perandori biznesesh mashtruese që fillojnë nga kompania famëkeqe e mbledhjes së borxheve “Elite Consulting”, kompania e mikrofinancës “Quick Loans”, kompania e përmbarimit Global Bailiff’s Offfice”, “Elite Bailiff’s Office” deri te kompania “Ecosun Albania” që po kërkon nga qeveria licenca për panele diellore mbi 100 mgw.
Dy piceritë dhe restorantet mashtruesi Mataj i ka për kruajtëse dhëmbësh.
Me Elite Consulting bashkë me Hakanin e Iutecredit Albania ka zhytur në borxhe 20 mijë viktima të blerjeve të vogla nëpër dyqanet e telefonave dhe elektroshtëpiakeve nëpër qendra tregtare. Askush nuk i prek bizneset e “pentitos” Elvis Mataj.
Elvis Mataj kujtohet kur dëshmoi kundër Kastriot Ismailajt për çështjen CEZ-Dia. Shteti e mori në mbrojtje me forca speciale “pentiton”.
Në të njëjtën kohë Eriselda Brahimllari, gruaja e tij hetohej për skema mashtruese me kompaninë “Elite Consulting”.
Për çudi çështja e saj u pushua edhe pse bashkëpunëtorët e saj u dënuan. Elite vazhdoi mashtrimet.
Pas dëshmisë Mataj “u zhduk” jashtë shtetit me Eriseldën,por në të vërtetë ka qënë gjithnjë këtu në Shqipëri me një tufë kompanish që kanë bërë miliona dhe askush nuk pyeti se si drejtoheshin nga ekzili prej Matajt.
Edhe pse ishte bashkëpuntori kryesor i Kastriot Ismailiaj ai nuk u dënua kurrë. Madje u la që zanatin e mbledhjes së borxheve ashtu si e bëri me CEZ, ta vazhdonte për një dhjetëvjeçar me Elite Consulting.
Dëmet e Elite për dhjetë vjet janë më mëdha se mashtrimi CEX-Dia./prapaskena.com