×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Njihuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

    Insajderi
    08 August 2019 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Porositë janë hapur nga dita e sotme më 8 Gusht. Telefonët janë në dyqane më 23 Gusht. Note 10 fillon nga 950 dollarë ndërsa Note 10+ nga 1,100 dollarë.

    8 vite më parë Galaxy Note është një telefon që nuk mund të injorohet. Modeli origjinal, prezantuar në IFA 2011, dukej i stërmadh, plot 5.3-inç.

    Pothuajse një dekadë më pas dhe qindra miliona smartfonë të shitura, linja padyshim ka transformuar mënyrën sesi i shohim dhe i përdorim pajisjet mobile.

    Sigurisht lapsi Stylus nuk është shndërruar në një element të domosdoshëm për pajisje të tjera jashtë serive Note, por mbarë industria ka ndryshuar mendim rreth ekraneve të mëdha dhe produktivitetit falë këtij telefoni.

    Edhe Apple erdhi një ditë që hoqi dorë dhe sot madhësia mesatare e ekranit të një smartfoni është 5.5-inç. Me betejën e ekraneve të mëdha të fituar, Samsung ka një tjetër në duar.

    Tregu i smartfonëve ka ngelur në vend, madje edhe po tërhiqet pas dhe për herë të parë kompanitë kanë në duar një mision të vështirë. Si mund ti bëjnë produktet e tyre vazhdimisht imponues?

    Problemi është se kompanitë kanë qenë ato që kanë vendosur veten me shpatulla për muri. Smartfonët janë bërë aq të mirë saqë përdoruesit nuk kanë pse të ndërrojnë telefon aq shpesh. Modelet më të mira janë bërë shumë të shtrenjta duke filluar nga 1,000 dollarë. Mes serive S dhe Note Samsung ka lënë një cikël vetëm gjashtë muaj dhe këto telefonë përdoren për të sjellë teknologjitë më të fundit. Gjithashtu diferencat mes tyre janë eliminuar dhe S Pen është i vetmi opsion që i ndryshon.

    Me prezantimin e Note 10 dhe Note 10+, Samsung po përpiqet tu japë përdoruesve një flagship sekondar. Ashtu si linja S, Note është ndarë në dy pajisje të ndryshme (në fakt tre nëse konsiderojmë modelin 5G). Modeli standard Note 10 bëri një hap pas në madhësinë e ekranit.

    Modeli bazë kalon nga 6.4 në 6.3-inç por pse? Samsung beson se një ekran më i vogël e bën pajisjen lehtësisht më të përdorshme. Por duke parë që Note 10+ ka të njëjtën madhësi të Note 9, përdoruesit menjëherë e kuptojnë sesa kompakt është Note 10.

    Raporti mes ekranit dhe trupit të smartfonit është impresiv. Sot 5.3-inç nuk është asgjë krahasuar me madhësinë e ekraneve në 2019-ën, por atëherë ka qenë një hap i madh përdora.

    Mbase keni parë pafund imazhe të rrjedhura të telefonëve të cilat kanë provuar të jenë të vërteta. Është një telefon i bukur. Samsung ka punuar më shumë me kurbat, duke lënë një kornizë thuajse inekzistente. Prerja e kamerës në S10+ është hequr në favor të një vrime të vogël në qendër të ekranit. Samsung tha se ka hequr dorë nga një kamër selfie e dyfishtë për të përmirësuar një kamër të vetme përmes softuerit dhe inteligjencës artficiale.

    Një detaj shumë i rëndësishëm që mungon është porta e kufjeve 3.5mm. Pasi u tall për disa vite me Apple, kompania po bën atë që gjigandi i iPhone bëri tre vite më parë. Bateritë e mëdha janë rikthyer me 3,500 mAh në Note 10 dhe 4,300 mAh në Note+.\

    Në të njëjtën kohë do të shitet edhe një variant 5G i Note 10+ edhe pse do të jetë ekskluzivitet i operatorëve që kanë lançuar 5G në SHBA apo ndonjë vend tjetër të botës. Çmimi për këtë model nuk u bë i ditur nga Samsung.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark