
Puna e tij fillon që në mëngjesin e hershëm. Prend Palushaj nga Klina është një nga personat e rrallë që ka ruajtur traditën shqiptare.
Punimin e instrumentit që karakterizon shqiptarët, pra lahutën.
Çdo gdhendje në këtë dru e bën me shumë kujdes, për të sjell diçka sa të bukur aq edhe të rrallë.
Është një nga instrumentet më të ndjeshme dhe më karakteristike, ngase e gjitha punohet nga druri pa ndërhyrjen e ndonjë metali.
Lahutën, Palushaj e punon për një kohë të gjatë, i cili e bën me pasion dhe me kujdes të shtuar.
I duhen 15 ditë punë dore për të krijuar lahutën e cila duket mbreslënëse.
E për ta bërë sa më të përsosur, Palushaj kujdeset në detajet të ndryshme që karakterizojnë shqiptarët.
Se lahuta mbetet instrumenti më i veçantë i shqiparëve e tregon edhe vet 71 vjeçari: