×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka kombëtare të futbollit

    Insajderi
    03 September 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vetëm një shtet në botë që nuk ka një kombëtare futbolli dhe Ishujt Marshall po shpresojnë se do ta ndryshojnë këtë fakt në një të ardhme të afërt.

    Grupi i ishujve vullkanikë u pushtua nga SHBA-të gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty ku e përdorën këtë lokacion si vend për të testuar armët nukleare, para se të bëhej një shtet sovran në 1986.

    Tani në vitin 2024, Ishujt Marshall po shpresojnë se do t’i bashkohen botës së futbollit pasi ata nuk po kërkojnë vetëm që të krijojnë një skuadër, por të jenë konkurrues gjithashtu.

    Në krye të përpjekjeve të tyre për t’u futur në botën e sportit është anglezi Lloyd Owers, i cili është emëruar si drejtor teknik i shtetit.

    Në një intervistë për BBC, Owers ka zbuluar se si nisi sipërmarrja dhe motivimin e tij mbrapa kësaj ideje.

    “Filloi përmes emaileve, më pas u bë e lehtë për të biseduar përmes WhatsApp për shkak të diferencës kohore”.

    “Pastaj erdhi në fazën kur mua mu kërkua që të bëjë një propozim së bashku me filozofinë time se si mund të rritet futbolli sipas pikëpamjes sime”, ka thënë Owers.

    “Federata dëshiron që të bëhemi pjesë e FIFA-s dhe mendoj se brenda 10 viteve nëse ne vazhdojmë të shtyjmë përpara ambiciet tona, nuk ka asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë”, përfundoi ai./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark