Modeli është realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane, “Zagato”. Aston Martin ka punuar me dizenjatorët italianë që në vitin 1960 dhe kanë sjellë vazhdimisht realizime nga më të bukurat në histori.
Bashkëpunimi i tyre i fundit ka qenë në vitin 2011, kur sollën “V12 Zagato”, e konsideruar si makina më e bukur e 25 viteve të fundit, njofton Tch.
Të dhënat teknike të “Vanquish Zagato” pritet të jepen gjatë kësaj fundjave në Komo të Italisë, në skenën e Concorso d’Eleganza, Villa d’Este. /Insajderi.com