Njoftim i rëndësishëm për shoferët: Nga kjo ditë duhet të keni të vendosura pajiset dimërore në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim i rëndësishëm për shoferët: Nga kjo ditë duhet të keni të vendosura pajiset dimërore në veturë

    Insajderi
    12 November 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit.


    Ashtu siç tregon edhe emri, gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë.

    Gomat e dimrit kanë rëndësi të madhe për vozitjen gjatë dimrit, sezoni i të cilit nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.

    Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

    Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore

    .Shoferët që nuk e respektojnë këtë nen dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark