Lidhur me procedurën e gares për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Vlera e parashikuar e kontratës 382.836,00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji pasues i nënshkrimit të kontratës me mundësi zgjatjeje tremujore.
Qendra Administrative e Intendences në Kosovë, njofton kompanitë e interesuara se është qëllimi i forcës intervenuese italiane (ITALFOR) që të vazhdojë me caktimin e shërbimit të marrjes me qira të veturave pa shofer për plotësimin e nevojave të lëvizshmërisë së Komponentëve/Njesive të saj, në mënyrën dhe kushtet e treguara më poshtë.
Karakteristikat e automjeteve
Kontingjenti italian ka nevojë për të paktën:
Shërbimet ndihmëse të detyrueshme
Sherbimet e cekura më poshtë duhet të kuptohen si të përfshira në tarifën mujore të shërbimit të qirasë:
Dorëzimi i automjetit
Dorëzimi i automjeteve duhet të bëhet në selinë e kontingjentit, saktësishtë pranë bazave Camp Villaggio Italia (CVI) në Belo Polje – Pejë dhe Camp Film City (CFC) në Prishtinë, varësisht nga njësia që merr automjetin me qira.
Kërkesat për pjesëmarrje
Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e gares:
a) përshtatshmëria profesionale:
b) aftësi tekniko-profesionale:
të ketë kryer pa dëm në tre vitet paraprake, për të paktën një vit radhazi, një shërbim të ngjashëm në favor të autoriteteve/organeve publike shtetërore dhe lokale, organeve ushtarake dhe/ose policore, organizatave ndërkombëtare, forcave të ndërhyrjes që veprojnë në kontekst të misioneve NATO/BE.
c) kapaciteti ekonomiko-financiar:
të ketë arritur në periudhën trivjeqare, paraardhëse te ketij njoftimi për manifestim interesi,
një xhiro totale specifike minimale (për ushtrimin e të njëjtit aktivitet) prej të paktën 500.000,00 €.
Kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë zotërimin e kërkesave të sipërpërmendura ne momentin kur shprehin interesin duke paraqitur certifikatën/dokumentacionin e duhur provues.
Kriteri i perzgjedhjes
Kriteri i perzgjedhjes së shërbimit është ai i ofertës ekonomikisht më të favorshme, qe do te identifikohet në bazë të raportit më të mirë cilësi/çmim. Për këtë, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësia e shërbimit të ofruar) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.
Kushtet dhe regullat për shprehjen e interesit
Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurë deri në ora 16.00 të dates 04 prillë, duke dërguar një komunikim të shkurtër në adresën pasuese të e-mailit: [email protected]
E-mali duhet te permbaj tekstin e mëposhtem:
“Me anë të ketij njoftimi, komunikojmë interesin formal të Ndermarrjes _________________________________________________1) per pjesëmarrje në procedurën e gares të nisur për shërbimin e makinave me qira pa shofer, që do të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Ftesa për procedurën e gares mund të dërgohet në adresën e mëposhtme të emailit:______________________________________ (2). Numri i telefonit i personit kontaktues të kompanisë, të cilit mundë ti kerkojme infromata shtesë të nevojshme është _________________________(3)”
Shënim për përpilim (1) tregoni emrin e Kompanisë dhe kodin fiskal të së njejtes; (2) tregoni adresën e postës elektronike në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur ofertën; (3) tregoni numrin e telefonit të personit kontaktues të kompanisë. |
E-mailit të lartpërmendur duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni pasues:
– certifikata e regjistrimit të biznesit pranë ARBK-së në kuader të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;
– certifikatën e rregullshmerisë tatimore të leshuar nga ATK-ja (Vertetimin tatimor);
Gjuhët e perdorura
italisht/shqip
Shënime të përgjithshme
Në pritje te rezultatit nga nje publikim i tillë, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën të ftojë operatorët ekonomikë të cilet veq jane në regjistrin tonë, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje të qartë si rrjedhojë e kesaj kërkese.
Përgjegjës për procedurën e perzgjedhjes
Nenkolonel com. Francesco PARENTE (PEI: [email protected]).
Detajet e kontaktit për çdo kërkesë dhe sqarim