Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njoftuar të mërkurën në Facebook se ka vdekur Tina Kaidanow, ambasadorja eparë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Hyseni ka thënë se me Kaidanow ka pasur raporte të ngushta zyrtare.
Tutje, Hyseni ka thënë se Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.
“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambasador Tina Kaidanow”, ka shkruar ai në Facebook.
Akoma nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për vdekjen e Tina Kaidanow.