Njohësi i çështjeve të sigurisë Rrahman Sylejmani tha se “nuk kemi marrë asnjë mësim” nga rasti i sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Ndërsa foli për shpërthimin e të premtës në darkë, i cli e dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, jetik për furnizimin e një pjese të madhe të vendit me ujë dhe energji elektrike, tha se “dëshmitë duhet të flasin”.
“Kam frikën se kjo infrastrukturë kritike… po del se prej rastit të Banjskës nuk kemi marrë asnjë mësim”, tha ai.
Sylejmani tha se ka paralajmëruar se sulmuesit “do të rigrupohen dhe do ta ndryshojnë modusin e veprimit”.
“Mua po më habit se derisa Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje t’i mbrojë ato”, tha ai, duke folur për infrastrukturën kritike.
Kjo, sipas tij, mund të bëhet tash kur teknologjia ka avancuar.
“Po presim të ndodh diçka dhe pastaj po i shkojmë mbrapa”.