Njohja e shtetit të Palestinës, Netanyahu: Përgjigja do të jepet pas kthimit nga SHBA-ja, prisni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Njohja e shtetit të Palestinës, Netanyahu: Përgjigja do të jepet pas kthimit nga SHBA-ja, prisni

    Insajderi
    22 September 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ndaj njohjes së Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia duke premtuar se “nuk do të ketë shtet palestinez.”

    “Kam një mesazh të qartë për ata liderë që po njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një shpërblim të madh terrorit”, tha Netanyahu dje.

    Udhëheqësi izraelit tha se, pavarësisht presionit të madh, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, ai e ka penguar për vite me radhë themelimin e asaj që e quajti një “shtet terrorist”, shkruan CNN.

    “E bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Madje, kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai, duke përdorur termin që zakonisht përdoret në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

    “Përgjigja ndaj përpjekjes më të fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Prisni për të”, shtoi Netanyahu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark