Njomza Vata: Nesër dilni dhe votoni për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Njomza Vata: Nesër dilni dhe votoni për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë

    Insajderi
    11 October 2025 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për asamble komunale, Njomza Vata në Ferizaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që kanë treguar ndaj saj gjatë fushatës.

    “Çdo takim, çdo buzëqeshje, çdo fjalë përkrahëse dhe çdo dorë e shtrirë gjatë këtij rrugëtimi më kanë dhënë forcë, shpresë dhe besim se bashkë mund të bëjmë më shumë. Ju jeni arsyeja pse ky rrugëtim ka kuptim — sepse çdo hap është bërë për qytetin tonë, për të ardhmen tonë të përbashkët. Kemi ecur krah për krah me njerëzit e zemrës së këtij qyteti — me ju që e doni Ferizajn dhe që besoni në zhvillim, dinjitet dhe punë të ndershme. Tani, është momenti ta përmbyllim këtë kapitull me vendim”, tha ajo.

    Vata që mban numrin 9 në listën e Agim Aliut, ka kërkuar nga qytetarët që nesër të votojnë për të ardhmen.

    “Nesër dilni dhe votoni për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë! Agim Aliu – 191 Njomza Vata – 09 Ju faleminderit për mbështetjen, për fjalët e ngrohta, për besimin dhe për çdo ditë që qëndruat pranë nesh. Ferizaj, Qyteti ynë – Krenaria jonë”, deklaroi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark